Kryeministrja britanike, Liz Truss është më e papëlqyeshme sesa paraardhësi i saj Boris Johnson ose ish-lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn, sipas një sondazhi të “YouGov”.

Vetëm 14% e publikut britanik kishin një përshtypje të favorshme për kryeministren, krahasuar me 26% e të anketuarve midis 21 dhe 22 shtatorit. Gati tre e katërta e publikut, (73%) tashmë e shohin kryeministren në një dritë të pafavorshme.

Sipas sondazhit, Truss mori një vlerësim neto prej (-59), krahasuar me Johnson i cili u vlerësua me (-53) në korrik, ndërsa Corbyn me (-55) në qershor 2019. “YouGov” anketoi 1751 qytetarë britanikë në 1-2 tetor.