Sali Berisha: Ai moment është votimi, mobilizimi, prova e përgjithshme ajo betejë zhvillohet në nivel seksioni. Ku jemi ne në raport me këtë? Larg jemi, unë duhet të jem realist me ju. Kam marrë gjatë gjithië kohës informacione dhe juu garantoj që është urgjente ndryshimi i situatës.

Askush mos mendojë se mund të fitohet vetëm me “makro aktivitete”. Jo nuk fitohet, ato janë të domosdoshme, por pa kombnimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, hyrje, blloku, në cdo skaj ne në këto kushte fitore nuk shohim, ne vetëm rrimë duke shprehur habira për veprimet e një njeriu, njeriu që vjedh cdo ditë qytetarët.

Në cdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen tonë me të. Ju jam i sigurt që merrni cdo ditë pyetje dhe unë marr qe thone “cfarë po bëni, shtator ku jeni, ne po presim”. Revolta, urrejtja për këtë qeveri në shpirtin e qytetarëve e unë takoj të gjitha llojet, po vlon, po zien, po ne duhet të shtrojmë pyetjen kui jemi ne? Cfarë aktivitetesh kemi bërë ne gjatë kësaj periudhe?

Askush mos mendojë që nuk dëmtohemi kur mediat thonë Berisha ben takime po nuk ndjehen. E verteta eshte se bashkëpunëtorët e mi të afërt po bëjnë takime por nuk janë të përcjella në nivel seksioni e grup seksion sipas një plani, ne kemi nevojë emergjente.

T’u bëj një pyetje: Ju i keni ndjekur foltoret dhe takimet. Elementi më spikatës, më i rëndësishëm i tyre janë fjalët e atyre qytetareve dhe demokratëve jo fjalët e mia se të miat janë një mori cështjesh që i kaloj nga audienca në audiencë. A i shihni ju sa bukur flasin ata? Potencialet i keni të jashtëzakonshme, shumë të mëdha por ama duhet t’i shfrytëzoni.