Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci disa kohë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre. Që nga nisja dhe më pas edhe me ndarjen e e tyre, dyshja bënë bujë të madhe në rrjet. Teksa gjërat kishin filluar të binin në qetësi në lidhje me ta, moderatori ditën e djeshme trazoi ujërat duke postuar një foto dorë për dore me një vajzë. Ai që ngjalli dyshime dhe bëri që të përflitej për një ribashkim të ish-çiftit, ishte mbishkrimi i fotos ku Roberti shkroi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).
Veçimi dhe shkrimi me kapitale i shkronjave “L dhe R” që përkojnë me emrat e tyre, vështirë të besohet se ishte një rastësi.

Mirëpo së fundmi, burime nga Prishtina bëjnë me dije se ajo foto nuk është shkrepur këto kohë. Laureta është zhdukur nga rrjetet sociale, por jo vetëm edhe nga Kosova.
Maqedonci momentalisht është në një udhëtim në Itali, me një grup shoqesh. Shumë zhurmë për asgjë! Laureta po shijon jetën e saj si beqare, larg vëmendjes së publikut që solli edhe fundin e marrëdhënies së saj me Robertin.

Pas gjithë aludimeve që u krijuan në media për postimin e tij, më herët reagoi edhe moderatori. “O portale o llokuma. Mos u nxehni e mos kërceni si siguresë se s’ka mbet njeri me luajtur me ju. Prap se prap babaushi ju do shumë, që kur nuk u mësuat me mua. A e dini pse? Se Robi plaket kur do vetë. Majtas, djathtas gjithmonë,”-shkruan Berisha në reagimin e tij.