Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është takuar sot me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa thotë se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.

“Një nip Kosove në Kosovë! Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit”, shkruan Enver Hoxhaj në foton që ka publikuar në rrjetet sociale.