Barefoot Festival është një eco-festival i muzikës, artit, natyrës, ushqimit vendas dhe edukimit mjedisor, që synon të nxisë e të vërë në lëvizje transformimin ekologjik afatgjatë të industrisë së argëtimit në Shqipëri. Gjatë tre ditëve të festivalit do të organizohen ëorkshope edukative inovatore, bashkëpunime artistike, ndarje përvojash e shkëmbime idesh, tinguj stimulues dhe energji pozitive.

Provoni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, kaloni kohë cilësore me familjen, takoni miq të rinj me mendje të njëjtë. Ju mirëpresim ju dhe diellin për një fundjavë argëtimi dhe mësimi. Më 7 – 8 – 9 tetor merrni miqtë dhe shkoni te Liqeni i Tiranës.

Ky aktivitet u organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.