Barcelona raportohet se është e interesuar për mesfushorin, Enzo Fernandez.

Klubi katalunas është në kërkim të një zëvendësuesi për Sergio Busquetsin, i cili pritet që të largohet nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka identifikuar Fernandezin si zëvendësuesin ideal të spanjollit.

Përfaqësuesit e klubit thuhet se e kanë vëzhguar mesfushorin e Benficas në ndeshjen e fundit kundër Paris Saint-Germainit, në Ligën e Kampionëve.

Te Barça thuhet se u pëlqen aftësia e argjentinasit për të luajtur me sistemin që aplikon Xavi. Duhet theksuar se për 21-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Liverpooli. Enzo Fernandez ka kontratë të vlefshme me Benfican deri më 30 qershor 2027.