Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar ditën e ribashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sot Gjermania dhe Europa festojnë Ditën e Bashkimit Gjerman, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman.

Sipas Ballës sot është një ditë po aq e bukur edhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë shumëplanëshe akorduar Shqipërisë.

Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë.

Postimi i plotë Taulant Balla:

Sot Gjermania dhe Europa festojnë Ditën e Bashkimit Gjerman, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman. Kjo është një ditë e paharrueshme e fitores së lirisë dhe demokracisë, jo vetëm për Gjermaninë, por mbarë Europën.