Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku delegacioni i Kosovës sot për herë të parë mban fjalë përkrah delegacioneve të tjera.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se Asambleja Parlamentare ka vendosur që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.

“Kosova ka paraqitur këtë vit kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas kaq vitesh që mban statusin e pjesëmarrësit. Asambleja Parlamentare vendosi që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare. Kosova do ta ketë dhe të drejtën e votës në Asamble sapo të përfundojë procesi i anëtarësimit, që do ketë sfidat e veta. Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare mbështet dhe është në krah të Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla thekson se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap që do t’i shërbejë konsolidimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Kosovë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Sot për herë të parë delegacioni i Kosovës mban fjalë përkrah delegacioneve të tjera në një sesion plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës!

– Kosova ka paraqitur këtë vit kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas kaq vitesh që mban statusin e pjesëmarrësit.

-Asambleja Parlamentare vendosi që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.

-Kosova do ta ketë dhe të drejtën e votës në Asamble sapo të përfundojë procesi i anëtarësimit, që do ketë sfidat e veta. Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë🇦🇱 në Asamblenë Parlamentare mbështet dhe është në krah të Kosovës 🤝në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE.

-Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap që do t’i shërbejë konsolidimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Kosovë!