Një aksident tragjik i ka marrë jetë aktores spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra. Ajo po udhëtonte me të dashurin e saj, i cili nuk kishte patent dhe humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte. Ata po ktheheshin në Madrid pas pushimeve në Valongo kur përfunduan me makinë të përmbysur në lumin Almofrei.

I dashuri i aktores, 4 vjet më i vogël arriti të dilte nga makina por partnerja e tij nuk pati të njëjtin fat. Sapo mblodhi forcat, doli të kërkonte ndihmë tek disa banorë të zonës. Pavarësisht përpjekjeve, e kishin të pamundur ta nxirrnin të gjallë.

Sapo mbërritën shërbimet e emergjencës, Álvarez-Guerra u nxorr nga sediljet e pasme pas më shumë se një ore. Mbetet ende e paqartë arsyeja përse i dashuri i saj humbi kontrollin e automjetit. Por sapo u bë e ditur vdekja e saj tragjike, Unioni i Aktorëve dhe Aktoreve shprehu keqardhje duke thënë: “Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e aktores. U prefsh në paqe”.