Ilir Meta, është shprehur se kurdo që SHBA-të të kenë probleme me të, ai është i gatshëm të udhëtojë vetë drejt Amerikës, madje me shpenzimet e veta. “Kurdo që të ketë një problem me mua, unë do iki atje, madje me shpenzimet e mia. Në Amerikë jam më i sigurt se në Shqipëri sepse është vend më demokratik”, u shpreh Meta në emisionin “A Show”.

Adi Krasta: Keni patur informacione që që në momentin e parë të fillimit të mandatit të tij në Shqipëri ambasadori Lu ka qenë i interesuar për të krijuar një klimë jo dashamirëse ndaj figurës tuaj publike. Unë nuk jam në gjendja ta konfirmoj, por keni patur ju ndonjë informacion?

Ilir Meta: Nuk besoj se SHBA apo ndonjë ambasador ka pasur apo ka ndonjë problem me mua. Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike.

Unë i referohem raportit tim me SHBA. Pse ka qenë i shkëlqyer? Sepse unë kam qenë i vërtetë në raportin me SHBA dhe gjithmonë qëndrimet e mia nuk kanë cenuar interesat strategjike të SHBA.

Unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, nuk kam folur kurrë në emër të Amerikës. Flas në emër të Ilir Metës dhe atë që përfaqësoj. Rama flet gjithë kohës në emër të SHBA-së, në emër të Vuçiç. Amerika kam thënë, është gjithmonë me popullin në fund të ditës. Nëse populli duron padrejtësinë, shtypjen.

Unë nuk kam pasur asnjëherë problem me Amerikën. Kurdo që të ketë një problem me mua, unë do iki atje, madje me shpenzimet e mia. Në Amerikë jam më i sigurt se në Shqipëri sepse është vend më demokratik. Për amnistinë fiskale, Rama nuk do i pyesi. Për luftën kundër korrupsionit, Rama nuk do t’i dëgjojë ndërkombëtarët.