COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 709 testime, 33 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 70 të shëruar në 24 orët e fundit. 7 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 709 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.

Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 70
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 709

Testime totale 1,985,808
Raste pozitive 331,297
Raste të shëruara 327,355
Raste Aktive 353
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 205
Elbasan 35
Vlorë 34
Fier 18
Shkodër 15
Lezhë 13

Gjirokastër 12
Durrës 8
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1