Është zbuluar një tjetër konkurrent i “Dancing With the Stars”. Bëhet fjalë për Arbër Çepanin. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.

“Kërcimi do të jetë investimi i tij më i madh këtë vit. Një biznesmen si Arbri, gati për të përveshur mëngët në DWTS”, thuhet në postim.

“Dancing with the stars” do të fillojë në Tetor dhe në rrjet po përflitet se bashkëprezantuesi i Bora Zemanit do të jetë partneri i saj Donald Veshaj.