“Winnie the Pooh”, heroi i lezetshëm i krijuar nga pena e Alan Alexander Milne dhe miku i tij besnik, “Piggy”, janë personazhet që do të luajnë në një film të ri horror në Indi.

Traileri i publikuar së fundmi për ‘Winnie The Pooh: Blood and Honey’ tregon dyshen e dashur të përfshirë në një tërbim vrastar pasi u braktisën nga miku i tyre i kolegjit, Christopher Robin.

Traileri i shpërndarë tashmë në mediat sociale ka ndarë rrjetin, ku disa mezi presin që të shohin filmin dhe disa të tjerë që mendojnë se njolloset kujtimi për heroin e tyre të fëmijërisë.