Është mbajtur sot seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ngjarja ndodhi më 21 prill, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021-ës.
Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve, ndërkohë Paplekajt ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës. Ndërkohë, ditën e hënë në orën 12 e 45 pritet të jepet vendimi i gjykatës. Kujtojmë se seancat gjyqësore janë shtyrë 5 herë deri më tani për këtë dosje.

Seanca e kaluar u shty pasi Policia nuk mundi të ofronte transportin e të pandehurit me forca sigurie. Kjo gjë u bë e ditur nga avokati i Paplekajt, i cili tha se kishte marrë një e-mail nga burgu, përmes të cili ishte informuar se nuk ka kapacitet për transportin e tij. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim. Emisioni “Në Shënjestër’ publikoi për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.