I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej më shumë se një muaji është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze. Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte. Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat seksi të shoëbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një mis në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.

Së fundmi, Prapaskena ka publikuar një foto të vjetër të Ervis Martinaj, ku pretendon se ai është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”. Kjo e fundit, përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publikë mjaft e njohur në Gjermani, e cila vizitohet nga biznesmenë në këmbim të kënaqësive seksuale. “FKK- und Saunaclub Oceans” i hapi dyert për herë të parë më 5 Nëntor 2014, teks pretendon se aty ka mbi 200 prostituta. Aty ka një shpellë kripe dhe katër sauna, bar vallëzimi erotik në tryezë, kinema dhe një restorant.

Duhet theksuar se prostitutat aty janë të vetëpunësuara dhe ofrojnë shërbimet e tyre për llogari të tyre dhe çmimi i hyrjes në “FKK- und Saunaclub Oceans” nuk përfshin asnjë shërbim për to. Në foton e publikuar për herë të parë, Ervis Martinaj shfaqet me një golf të zi, ku siç duket ka shkuar në sezon vjeshte. Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni foton e Ervis Martinajt dhe pamjeve të vajzave seksi në “FKK- und Saunaclub Oceans”.