Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Ervis Martinaj, bosi i lojrave të fatit dhe krimit të organizuar, që tashmë rezulton i zhdukur dhe me gjasa i vrarë nga rivalët, ka qenë i përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj ka mbështetur opozitën në zgjedhje. Hoxha deklaroi se opozita e ka marrë mandatin e katërt në Lezhë, vetëm falë Martinajt. “Ervin Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë e rrezikuar mandati i katërt dhe është futur Martinaj për t’i dhënë mandatin e katërt”, deklaroi Hoxha në TPZ.