Vëllai i dizajnerit të njohur kosovar, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, disa ditë më parë është përballur me një k ërcënim serioz nga një person. Portalet në Kosovë kanë siguruar pamje të momentit kur Sahiti po ndiqej me kaIIashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një zënke në komunikacion mes Sahitit dhe të dyshuarit. Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës. Ai kishte nxjerrë a rmën a utomatike dhe e kishte k ërcënuar Sahitin.

Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘K anosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të a rmës’.

Po ashtu Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer b astisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.