Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar para disa ditësh bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta. Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m Good”.

Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të botës. Fansat, vlen të theksojmë se janë të mahnitur me versionin e ri.

Kujtojmë që Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që ka tejkaluar kufijtë shqiptarë me famën e saj.