Reagimi i pazakontë i përkthyesit në fund të fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është bërë hit në rrjetet sociale në Serbi. Përkthyesi ka nënqeshur sapo Vuçiç përfundoi fjalimin me fjalët “Rroftë Serbia!”

“Përkthyesit s’iu durua”, ishte një nga komentet në Twitter. “Aspak profesionale”, shkroi një tjetër. Dikush besonte se përkthyesi nga gjuha angleze në atë serbe nuk qeshi vetëm me këto fjalë.
“Ai nuk qeshi me thënien e vobektë “Rroftë Serbia! por me gjithçka që Vuçiç tha në fjalimin e tij para kësaj shprehjeje”, ishte një tjetër koment.