Qyteti turistik i Ulqinit ishte këto ditë destinacioni për 60 piktorët e Ballkanit të cilët hodhën në Telajo peizashe të larmishme.

Kjo Koloni, me veprimtarinë e vet intensive 4-ditore, rrit bashkëpunimin mes artistëve të rajonit tonë me qëllim promocionin e vlerave më të mira arkitekturore, të peizazhit të veçantë, por edhe të punës artistike të vetë artistëve pjesëmarrës.

Tashmë, Kolonia e Piktorëve është kthyer në një shkollë më vete, ku çdo artist jo vetëm shpreh talentin e tij, por rritet artistikisht e fiton eksperienca të reja.