Fansat janë të shqetësuar së fundmi së çfarë po ndodh me martesën e Victoria dhe David Beckham.

Ish-ylli i grupit ‘Spice Girl’ ka hequr tatuazhin me inicialet e burrit të saj në kyçin e dorës.48 vjeçarja, bëri tatuazhin në vitin 2009 për të shënuar 10-vjetorin e martesës së çiftit, por kohët e fundit tatuazhi nuk është parë më në dorën e Victorias duke ngirtur kështy dyshime se gjërat nuk po shkojnë mirë mes çiftit.

Dizajnerja e modës postoi një video në Instagramin e saj javën e kaluar, por ajo që mund të vihet re ishin kyçet e saj të dorës pa bojë.

Victoria kishte “DB” dhe fjalët “Së bashku, përgjithmonë, përjetësisht” të shkruara në hebraisht në kyçin e saj të majtë. Mungesa e tatuazheve të saj shkaktoi panik në komente, mirëpo mesa duket ylli i pop-it iu nënshtrua një trajtimi për heqjen e tatuazheve me lazer.

“Nga të gjithë tatuazhet e dedikuara ajo e zgjedh atë dhe tani e hoqi atë”, ka shkruar një person. “Pse e hoqe tatuazhin Victoria? Thjesht e habitur”, shtoi një tjetër. “A është gjithçka në rregull? Ku janë tatuazhet tuaja?”shtoi dikush.

Fshirja e tatuazhit për Davidin nuk është e vetmja që u zhduk.

Martesa e Victoria dhe David ka pasur spekulime për ndarje në të kaluarën, duke pasur parasysh se asaj i ishte fshirë edhe tatuazhi i datës së betimit të tyre.

Në kyçin e saj të djathtë më parë kishte VIII-V-MMVI, një homazh për 8 maj 2006, kur çifti tha “Unë pranoj” për herë të dytë. Ajo kishte gjithashtu frazën latine De Integro, që do të thotë “përsëri nga fillimi”.

Që atëherë ato janë hequr.