Kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të PS, ka ironizuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët në deklaratat e fundit janë shprehur për ikjen e shqiptarëve. Veliaj bëri një pyetje të thjeshtë, se si ka mundësi që të dy këta nuk lëvizin nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit?
 
“Unë jam një nga ata që kanë ikur nga Shqipëria dhe jam kthyer t’i shërbej vendit tim. Gjithmonë do të ketë interes për të shkuar në universitete më të mira në një Europë që po plaket. Por, pyetja që kam unë është kjo: Si nuk ikën asnjëri nga Gjiri i Lalëzit? Keni parë njeri nga opozita të ikë nga Shqipëria? Pse nuk ikën Saliu nga Shqipëria? Saliu, në fakt, nuk ikën dot se është “non grata”, po as nga Gjiri i Lalzit nuk ikën njeri se jetohet shumë mirë aty. Po Lulin e keni parë të ikë nga vilat në Roling Hills? E keni parë Ilir Metën të ikë nga Lalzi? Përkundrazi, rri më shumë atje se sa kudo tjetër në Shqipëri. Pra, Shqipëria është më e mirë të jetosh kur je drejtues i opozitës”, deklaroi Veliaj.