Ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë një tjetër bazë të mercenarëve Wagner, të cilët janë të kontraktuar nga Rusia për të zhvilluar luftë në emër të Moskës, në frontin e luftës në Ukrainë. Sipas raportimeve nga mediat ukrainase, suksesi është arritur në bazën në Alchevks, një qytet me rëndësi në rajoni lindor të Luhanskut, i cili është pjesë përbërëse e zonës industriale të Donbassit. Kjo e fundit, prej muajsh kontrollohet nga forcat ruse dhe disa referendume po zhvillohen për aneksimin e plotë të zonës, nën entitetin e Federatës ruse.
Detaje nga operacioni i Kievit ende nuk janë bërë me dije, por prej kohësh atje po zhvillohet një kundërofensivë për të rimarrë tokat e uzurpuara prej rusëve.
Në tërësi, 6 mijë kilometra katrorë i janë rikthyer Ukrainës gjatë këtyre javëve.
Gjashtë ditë më parë, një tjetër bazë e Wagner-it u shkatërrua në territorin e Luhanskut. Çfarë përfaqësojnë mercenarët Wagner dhe cilat janë lidhjet me Qeverinë ruse? Të përfshira në ndërhyrjet ushtarake të Moskës në Ukrainë nga viti 2014, më pas në Siri nga viti 2015, kompanitë ushtarake ruse janë shfaqur kohët e fundit në Libi dhe në disa vende në Afrikën Sub-Sahariane.

Veçanërisht po tërheq vëmendjen grupi misterioz i Wagnerit i drejtuar nga Evgueni Prigogine, një mik i ngushtë i Vladimir Putinit. Sepse ky ent me skica të paqarta vendoset për qëllime të ndryshme në varësi të situatës dhe vendit. Tregu privat i sigurisë i përqendruar rreth aktiviteteve të truprojave dhe rojeve u organizua me shpejtësi në Rusinë post-sovjetike. Ajo e kompanive private ushtarake (SMP), që ofronin shërbime mbrojtëse në zona të ndjeshme, pastrimin e minave, stërvitje dhe trajnim u shfaq më vonë, në fund të viteve 2000. Zhvillimi në Rusi i SMP-së është i shoqëruar me një interes në rritje të komunitetit strategjik rus për këtë fenomen. Ngjashëm me homologët e tyre perëndimorë, rreth njëzet SPM ruse janë të regjistruar si kompani të thjeshta tregtare për aq sa nuk përfitojnë nga një status ligjor. Ato janë përdorur veçanërisht në misionet për të siguruar anije tregtare në Gjirin e Adenit, në operacionet e pastrimit të minave në Ballkan dhe në Libi, ose nga OKB-ja për të siguruar autokolona refugjatësh në Siri. Aktivitetet mercenare janë të ndaluara në Rusi, siç parashikohet nga neni 359 i Kodit Penal Rus.