Në fillim të muajit Shtator Era Istrefi dhe Don Xhoni u kapën mat me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale qarkulloi një video ku dyshja shfaqeshin duke u përqafuar në orët e vona të natës.

Mirëpo së fundmi Era dhe Don Xhoni kanë zbuluar se do të vijnë me një bashkëpunim. Kënga e tyre do të publikohet të enjten në orën 23:59.

Ato kanë bërë dhe dedikime për njëri-tjetrin, të cilat duken si pjesë e këngës. “E du se o bandit”, ka shkruar Era, ndërsa Don Xhoni: E bukur o si ruse!