Një 31-vjeçar ka rënë në pranga pasi shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë. 31-vjeçari Klaudjo Malaj, banues në Tiranë, shpërndante kokainën në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit “Doses” të zhvilluar nga Policia, ai u arrestua ndërsa iu gjet kokainë e ndarë në 35 doza, të cilën e kishte bërë gati për ta shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.