Rita Ora do të dhurojë koncert sonte në sheshin ‘Skënderbej’. Pak minuta para se të dilte në skenë, bëri një postim në Instagram ku bëri thirrje që të gjithë të shkonin atje.“Është dita e spektaklit! Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte! Sigurohuni që të vini shpejt në sheshin “Skënderbej” për të parë të gjitha artistet femra që do të performojnë sonte! Shihemi më vonë”, shkroi Rita.