Administrata e Presidentit Biden po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione të reja ndaj përfaqësuesve iranianë për nxitjen e sulmeve ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u godit me thikë në New York muajin e kaluar.

Wall Street Journal raportoi se njerëz të njohur me këtë çështje kanë thënë se sanksionet synojnë të përfshijnë kufizimin e aksesit në sistemin financiar global për subjektet që kanë ofruar shpërblime për të vrarë Rushdie.

Më 12 gusht Rushdie u godit me thikë, ndërsa përgatitej të dilte në skenë për një leksion në Institutin Chautauqua të New York.

Megjithëse autoritetet federale janë ende duke hetuar në lidhje me arsyen e sulmuesit të dyshuar, Hadi Matar. Zyrtarët amerikanë thonë se pjesë të regjimit iranian janë përgjegjës për këtë.

Matar, i cili është nga New Jersey dhe është me origjinë libaneze, u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar.

Rushdie kaloi dekada nën mbrojtjen e policisë pas botimit të librit të tij të vitit 1988, Vargjet Satanike, pasi Ayatollah Ruhollah Khomeini, atëherë lideri suprem i Iranit, bëri thirrje për ekzekutimin e tij.

Agjencia e lajmeve Fars, e menaxhuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, është zotuar publikisht të kontribuojë në një shpërblim të ofruar nga një organizatë bamirëse nën mbikëqyrjen e Zyrës së Udhëheqësit Suprem.

Fondacioni i 15-të Khordad në 1997 ofroi një shpërblim prej rreth 2.5 milionë dollarë për ekzekutimin e Rushdie.

Organizata e rriti atë në 2.8 milionë dollarë në fund të vitit 1998 dhe përsëri në 3.3 milionë dollarë në 2012. Që atëherë, 40 media shtetërore iraniane të lajmeve i kanë shtuar 600,000 dollarë shpërblimit.

Sipas burimeve të WSJ, ende nuk është marrë asnjë vendim për sanksionet, të cilat mund të përfshijnë listën e zezë të ish-zyrtarëve iranianë.

Menjëherë pas vrasjes së Rushdie, Antony Blinken, Sekretari i Shtetit, tha se SHBA do të përdorte “çdo mjet të përshtatshëm në dispozicionin tonë” për ta mbajtur Iranin fajtor për sulmin.

“Institucionet shtetërore iraniane kanë nxitur dhunë kundër Rushdie për breza të tërë, dhe mediat e lidhura me shtetin kohët e fundit u përgëzuan për tentativën për vrasjen e tij,” tha Blinken.