Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ne Twitter pas takimit qe ka pasur kete te enjte me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Diplomatja e falenderon presidentin Begaj per diskutimet mbi ceshtjet kryesore te marredhenieve mes Shqiperise dhe SHBA. Sipas Kim, roli institucional i Presidencës, “në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Postimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim në Twitter: Faleminderit Presidenti Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kryesore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.