Të shumta janë ndeshjet dhe emocionet edhe mbrëmjen e sotme. Faza e grupeve të Champions League vazhdon. Tre skuadra italiane luajnë sot. Napoli shkon për të vizituar Rangers, me shpresën për t’i dhënë vazhdimësi suksesit të pastër 4-1 me të cilin asgjësoi Liverpool-in. Është e ndaluar të gabojnë Milan dhe Juventus, të angazhuar përkatësisht ndaj Dinamo Zagrebit dhe Benfikës.

Reali i Madridit do të sfidojë në stadiumin “Santiago Bernabeu” ekipin e Lajpcigut, ndërsa sfidat re tjera janë: Chelsea-Salzburg, Copenhagen-Sevila, Makabi Haifa-PSG, Manchester City-Borusia Dortmund.