Është zbuluar një nga refuzimet e Cristiano Ronaldos gjatë merkatos së kësaj vere. Portugezi ka hedhur poshtë një ofertë “faraonike” që do ta bënte atë sërish futbollistin më të paguar në botë.

Al-Hilal ofroi kontratë prej 242 milionë eurosh për dy sezone. Klubi nga Arabia Saudite synonte ta shndërronte luzitanin referencë absolute. Pavarësisht kësaj oferte të pazakontë, Ronaldo nuk pranoi, duke dashur të gjente një ekip të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.

Tani deri në janar sulmuesin portugez do ta shohim veshur me fanellën e Manchester United, pastaj nuk i dihet.