Fjalimi i kreut të qeverisë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në OKB ishte tregues i zërit të Shqipërisë në mekanizmat ndërkombëtar edhe për Kosovën. Kështu e cilësoi deputeti aktual dhe ish kryeministri i Kosovës, fjalën e kryeministrit Edi Rama. Avdullah Hoti në një postim në Facebook shkroi se derisa Shqipëria do jetë zëri i Kosovës, për aq kohë sa nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare. Hoti ndër të tjera veçon vendin tonë karshi edhe vendeve të tjera të cilat mbështesin përpjekjet e popullit të Kosovës.

Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.’- shkroi Hoti.