Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare.

‘Ky moment do të kujtohet gjatë se në historinë e Shqipërisë sonë, nga sot e për shumë vite për shumë breza këta dy flamur do të qëndrojnë gjithmonë bashkë. Unë nuk e gjej dot përgjigjen e pyetjes që të flasësh në emër të shqiptarëve secili prej nesh të flasë për një çështje si kjo dhe të sjellësh të gjithë vrerin që të buron kundër Shqipërisë. Nuk hyj të bëj diskutim me parafolësin. E ka të shkruar në ballë që ka bërë sa është i është dhënë mundësia

Nuk ka asnjë dyshim që pas këtyre sulmeve fshihet autorësia e drejtpërdrejtë e Iranit. Sulmi kibernetik ishte i sofistikuar. Ky është një moment ku ne natyrshëm duhet të jemi të gjithë bashkë. Sa i përket çështjeve të integrimit e sigurisë kombëtarë ne nuk duhet të kemi dallim. Çdo institucion publik, që ne duhet të zbatojmë urgjentisht këtë ligj, pra vendosjen e flamurit të BE-së. Në vijim të asaj që kemi dakordësuar ne sot ngremë një komision të posaçëm për të ndryshuar dhe për të përqasur rolin e Kuvendit të Shqipërisë me fazën e re të procesit të anëtarësimit. ‘- tha Balla.