Shkëlzen Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga dasma me Armina Mevlanin. Duke qenë se dasmën e parë e bëri “fshehtasi” në Suedi, këtë radhë ai ka menduar të bëjë sa më shumë “zhurmë”. Vetëm se në rrjet, mes shumë komenteve, i kanë kujtuar edhe gruan e parë, e cila përveçse vite më e madhe se ai, ndër të tjera ishte edhe kushërirë e Shkëlzenit, çka bëri që i ati të mos e pranonte kurrë. Ndryshe nga Armina, që edhe pse ekspozon hiret e saj çdo ditë, me sa duket Sali Berisha ka vendosur t’i japë bekimin e tij, duke mbajtur madje edhe fjalim ditën e dasmës.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, Sadije Berisha shprehej se familja e Shkëlzenit ishte kundër martesës së tyre. “Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme” – tregon ajo, duke shtuar se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t’u rikthyer në Tiranë. “Fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri”, tregon e keqardhur ish-gruaja e Shkëlzen Berishës.

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës është nënë e katër fëmijëve. Dy më të mëdhenjtë nga martesa e saj e parë janë rreth të 25-ave. Ndërkohë që, menjëherë pas disa muajsh njohje me Shkëlzenin, (ai 11 vjet më i vogël), mbeti shtatzënë dhe pas 6 muajsh ata u martuan, pavarësisht se familja e ish-kryeministrit Berisha e kundërshtoi dhe nuk qenë të pranishëm në ceremoni për shkak të diferencës së moshës dhe kohës së shkurtër që u mor vendimi. Pas lindjes së vajzës, Medinës, në vitin 2006 erdhi në jetë djali, Laidoni. Në vitin 2007, Shkëlzeni u kthye në Shqipëri ndërkohë që sipas Sadijes, këtë kohë nisi dhe kriza. Vetë Shkëlzen Berisha nuk është shprehur ndonjëherë publikisht në lidhje me ndarjen e shumëpërfolur.