Në krye të listës së Chelsea-t për të zëvendësuar trajnerin Thomas Tuchel, i shkarkuar këtë mëngjes pas humbjes 1-0 ndaj Dinamo Zagreb, është Graham Potter.
Tekniku anglez ka pasur një fillim të mirë të sezonit me Brighton dhe është ai i zgjedhur për të pasuar gjermanin te “blutë” e Londrës.Potter është një zgjedhje e pronarëve të rinj, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë, i cili të mbetet shumë pranë klubit dhe ekipit, shkruan SuperSport.Brighton i ka dhënë trajnerit lejen për të fluturuar në Londër për të negociuar me “Blutë”, të cilët nga ana e tyre do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 16 milionë paund për të mbyllur kontratën e trajnerit me klubin e tij aktual, raportojnë mediet britanike.