Një i ri u arrestua në Dhërmi pasi dyshohet se shpërndante drogë. Policia ndaloi 24-vjeçarin A.L., banues në Tiranë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me drogat: MDMA (ekstazi), kokainë dhe kanabis.

Pas gjetjes së drogës, policia sekuestroi dozat dhe arrestoi të riun.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.