Nga Fatjon Baze/

Federata Shqiptare e Futbollit nën drejtimin e Armando Dukës duket qartazi që është një institucion që nuk e ka aspak prioritet futbollin e pastër, por mbyll sytë e bëhet pal me trukimet që ndodhin në futbollin që ajo organizon.

Pas klubit të Skenderbeut që mori një dënim 10- vjeçar nga UEFA për trukimet e kryera në Kupat e Europes dhe ku vendimi u la në fuqi nga të gjitha Gjykatat Sportive Europiane, në Shqipëri, Federata Shqiptare nuk mori asnjë masë, madje e përkrahu, kjo për shkak të mardhënieve e ortakërise në biznese të Armand Dukës me pronaret e klubit korçar.

Ky dënim një vit më parë u shit si një lajm sensacional nga Federata, e cila theksonte se do ketë tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve.

Nuk kaluan shumë muaj dhe dje FSHF shfyqëzoi vendimet e saj, duke treguar fytyren e saj të vërtet se shitjet e ndeshjeve dhe lufta ndaj këtij fenomeni, jo vetëm që nuk do zbatohet, por është shëmbëlltyra reale e atij institucioni që shitjet e ndeshjeve i kanë priortitet ( jo më kot Armand Dukën e kemi udhëheqësin kryesor për rikthimin e basteve në Shqipëri).

Nga një dënim pesë vjeçar, ta amnistosh menjehëre brenda pak muajve, vetëm drejtuesit e një institucioni që i kanë prioritet bastet mund ta kryejnë.

Dhe në FSHF, e gjithë kupola e saj është e apasionuar pas basteve, ndaj dhe kreu i këtij institucioni po “ulëret” për hapjen e llotove të cilin e sheh si shpëtimin e vetëm të futbollit, që është gjëja dhe ideja më e rënd që mund të nxirret nga goja e një presidenti futbolli.

Sepse është shëmbëlltyra e trukimeve të futbollit shqiptar.