Një film i ri për luftën e Bosnjes po bën bujë së fundi AJB DOC, një festival filmi në Sarajevë, pasi cek për herë të parë diçka të pathënë mbi rrethimin e Sarajevës, aty ku prej nga u zhvillua një prej dramave të rënda të luftës së viteve ’92-’95. Bëhet fjalë për diçka po aq të rëndë sa dhe vetë Srebrenica, genocidi i saj lufte mizore.

Filmi “Sarajevo Safari” i autorit slloven Miran Zupaniç sjell rastin e një “gjuetie për sport” që është bërë mbi njerëz, mbi civilë, duke i shënjestruar ata nga kodrat dhe vrarë për qejf. Autorë në këtë rast nuk kanë qenë serbët, ose kanë dhe qenë ata, por në një sfond serb, ky “sport” është ushtruar nga të huaj, të cilët kanë “dalë në gjah” për njerëz.

“Sarajevo Safari” është një histori e tillë, gati e pabesueshme, tronditëse, dhe në të njëjtën kohë e errët dhe pesimiste. Të vërtetat për rrethimin e Sarajevës, të cilat janë paraqitur në këtë dokumentar, shtyjnë kufijtë e asaj që është e tolerueshme për të kuptuar luftën.

Fjala është për të huajt të pasur që erdhën në pozicionet e ushtrisë së Republikës Srpska në afërsi të Sarajevës dhe prej andej qëlluar e vrarë civilë të pavajshëm.

Pika e nisjes, ajo nga e cila “aventurierët” shkuan për gjueti për njerëz, ishte Beogradi, thotë Miran Zupaniç.

Sipas tij, gjatë rrethimit të Sarajevës, të huajt e pasur që paguanin një kompensim të caktuar, u lejuan të qëllonin njerëzit në pjesën e lirë të qytetit nga pozicionet serbe. Viktimat ishin civilë, të cilët në atë moment u gjendën nën zjarrin snajper të atyre të huajve mizorë.

“Natyrisht, ky fenomen ishte dhe ende mbetet i fshehur. Ne e kemi hequr atë mbulesë për aq sa është e mundur”, thorë regjisori kurajoz.

“Sipas dëshmive, në organizimin e ‘safarit’ kanë marrë pjesë pjesëtarë individualë të Ushtrisë së RS-së dhe Ushtrisë së Jugosllavisë, nuk e di se kush konkretisht dhe në çfarë niveli komandues, apo ndoshta edhe vendimmarrje politike. Më duhet të theksoj se qëllimi ynë nuk ishte të identifikonim persona të caktuar, sepse, duke pasur parasysh delikatesën e temës, ato informacione as që na ishin në dispozicion.

Filmi ynë është i pari që zbulon këtë histori të tmerrshme për publikun. Një burim përmend amerikanët, kanadezët dhe rusët, një tjetër italianë. Në çdo rast, ata ishin njerëz mjaft të fuqishëm dhe mjaft të pasur me një profil shumë specifik psikologjik”, thotë regjisori Zupaniç.