Deputeti i Rithemelimit të PD-së Oerd Bylykbashi ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për lustracionin. Jashtë dyerve të Kuvendit, ai u shpreh se ajo që është me rëndësishme është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët. “Ne e dopzitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptar, dhe në një seri funksionesh publike të rëndësishme, funsksionarët e lartë politikë të PP, drejtuesit e aparatit të dhunës të Ministrisë së Brendshme, Hetuesisë, Prokurorisë, Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e këtij sistemi, që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve, të mos jenë më në funksione publike. Ky është një ligj që shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008 duke u pasuruar edhe me një bazë të re kushtetuese që është neni 6/1 i Kushtetutës.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika​. Baza kushtetuese është e re dhe ky do të jetë një ligj që do të miratohet me 3/5. Kemi marë parasysh një parim për ndarjen e pushtetit dhe respektimi i garancive por ashtu si ligji i dekriminalizimit zgjidhen këto aspekte. Në këtë valë debati, ne siç e kemi premtuar vijm me këtij ligj që jo vetëm garanton hapjen e plotë të dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dhe hapë dosjen e vetë.

Kushtetuta e parashikon të drejtën e deputetëve për të paraqitur një projektligj dhe ne po i përgjigjemi një debati që ka një sensibiletet të shtuar dhe ne po i përgjigjëmi me një ligj të plotë, që është lustracioni. Kush ka qënë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit, smund të marrë asnjë post publik për një periudhë të caktuar dhe ata që i kanë do të largohen. Sigurisht që PS ky ligj i dhemb shumë, pasi dy herë e kanë goditur në Gjykatë Kushtetuese dhe do të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimeve të komunizmit siç kanë qënë deri më sot dhe do të dalë qartë hipokrizia e këtyre propozimeve që kanë deri tani në parlament”, tha ai.