Nga Namir Lapardhaja/

Revolucioni permanent mund të zgjasë edhe më shumë se 10 vjet. Prandaj ata që kishin marrë lugën në dorë dhe gavetën në brez për të ngjyer lyrën e pushtetit në shtator duhet ta dinë se ka shpresë: mund të vijnë edhe në vitin 2032, nëse revolucioni ecën brenda pritshmërive. Termi “revolucion permanent” u përdor për herë të parë nga K. Maksi dhe F. Engels në vitin e largët 1850, por më pas termi u mor dhe u zhvillua edhe më tej nga L. Trocky.

Sipas Trockit, revolucioni permanent mund të arrihet nga ato shoqëri të cilat nuk e kanë arritur ende kapitalizmin e avancuar. Sipas tii, proletariati duhet të kapë pushtetin social, ekonomik dhe politik në një aleancë të ngushtë me fshatarësinë.
Revolucioni duhet të shpërthejë dhe të mbizotërojë në të gjithë botën për të mposhtur hegjemoninë kapitaliste. Dhe të krahasosh këtë revolucion për të cilin ka folur Marksi, Engelsi dhe Trocky që më 1850 dhe ende vijon derisa të triumfojë, e kupton se sa shanse dhe shpresë ka ky revolucioni ynë që iu lagë baruti në shtator dhe shpreson të ndezë në tetor.