Dy paraqitjet e fundit të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve, ku u regjistruan një barazim dhe një humbje, kanë ngjallur reagim të madh, aq sa edhe tifozët pas ndeshjes, dolën kundër lojtarëve dhe trajnerit.

Së fundmi, për këtë ka reaguar edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta. Ky i fundit, nëpërmjet një postimi të bërë, nuk i kursen akuzat ndaj trajnerit Reja, për të cilin tha se nuk ka marrë asnjëherë përsipër përgjegjësitë, por ka gjetur arsyetime të ndryshme për rezultatet.

Në postimin e tij, Kushta shkruan se Shqipërisë i duhet një trajner si Gattuso, sepse sipas tij kualitet në skuadër nuk na mungojnë.

Mbas shiut thonë del dielli… Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trajnerit te ri. Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajnerë delirantë. prepotentë. cinikë dhe intrigantë. Ky trajner që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tij, por e delegoi mbi të tjerët mbi lojtarët, mbi barin e fushës, mbi arbitrin por asnjëherë mbi vete, tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është dhe si i pacipë pret që të vendosi presidenti për kontratën e re.

Presidenca duhet te zgjedhë një njeri punëtor, me karakter, luftarak, të respektojë popullin dhe mentalitetin shqiptar. Psh. ka trajnerë si Gatussp, që kur vajti në Greqi pagoi me lekët e tij rrogat e lojtarëve. I mbështeti dhe i doli në krahë në çdo moment. Një njeri me zemër dhe me emër të madh, që do punën, prandaj duhet ta shikojmë mirë kë trajner do zgjedhim, se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon, që sa me shpejt ata tifozë që i kthyen kurrizin dje, të rikthehen sa më shpejtë me lojtarët tanë.