Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj sa i përket reformës territoriale. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Anila Denaj tha në emisionin Kontrast në Report Tv se nuk janë për shtim të numrit të bashkive dhe kjo sipas saj ka dalë në pah edhe gjatë dëgjesave me ekspertët. Në një intervistë për gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, denaj shprehet se vetë ajo është për të ulur numrin e bashkive.

“Nuk kemi folur për numra. Pas shumë dëgjesave dhe reagimit të PD, secilës anë të PD që erdhën me shifra të ndryshme, por rreth të njëjtit numër të inflacionuar në gjykimin e maxhorancës, mbi 90. Në reagim të këtyre ofertave, por jo formalisht sepse nuk kemi parë raportin e ekspertëve të opozitës. Ne si maxhorancë nuk kemi reaguar për numrat konkretë, por kemi dëgjuar një numër të madh ekspertësh të cilët si ata që përfaqësojnë shoqërinë civile, edhe pjesa e botës akademike, edhe grupe të ndryshme minoriteti. Kemi dëgjuar 240 dëgjesa dhe ka dal e qartë që numri i madh i ofruar në tavolinë nuk është alternativa për një vijim të suksesit të reformës territoriale të 2015. Ne gjykojmë që duhet të qëndrojë kështu siç është, por mbetemi për të parë punën e ekspertëve të maxhorancëves. Unë si financiare them më pak bashki më mirë, se ekonomia e shkallës vlen edhe në këtë rast”, u shpreh Denaj.

Denaj shpejgoi edhe përse PS këmbëngul që të mos shtojnë numrin e bashkive, ashtu siç kërkon opozita. Sipas saj, problematikat që ka shfaqur reforma territoriale nuk kanë përse të zgjidhen me shtim të numrit të bashkive, pasi problemi qëndron tek zbatimi i reformës nga pushteti vendor. Denaj tha se këto problematika zgjidhen me akte juridike ose me strategjinë e decentralizmit, nuk ka përse të ‘copëtohet vendi’.

“Ekspertë e opozitës vijnë në prezantim me datë 30, ne në javën pasardhëse. Shumë nga problematikat që u shfaqën në dëgjesa, është e padiksutueshme që ka problematika. Nuk do të thotë që reforma s’ka qenë e domosdoshme dhe s’ka kryer misonin. Problematikat sis rezultat i mënyrës sesi zbatohet në praktikë nga pushtet vendor, janë legjitime, por nuk adresohen me shtimin e bashkive. Mazhoranca thotë se problematikat zgjidhen me akte juridike, me rekomandime në strategjinë e decentralizmit. Përse duhet të kërkojmë dritare të tjera kur ekzistojnë. Pse duhet ta copëtojmë më shumë territorin duke rënduar mbi bashkitë, në atë që është thelbi, e ardhura”, tha Denaj.