Nesër në orën 10:00 të mëngjesit kryeministri Edi Rama do të takojë kryetarët e bashkive të vendit. Ende nuk dihen arsyet e takimit, por këto takime janë në vazhdën e takimeve të tjera që kryeministri ka zhvilluar me kryebashkiakët ku jo pak herë i ka kritikuar. Hera e fundit që kreu i qeverisë i mblodhi të parët e bashkive ishte në fund të korrikut në Pogradec, ku secili prej tyre bëri një bilanc përpara kryeministrit për punën në bashkinë që përfaqëson.