Kisha e Shna Ndout sjell shumë turistë në Laç. Kryeministri Rama tha se atyre nuk iu ofrohet asgjë përveç rrugës, por fluksi i turizmit fetar do të sjellë shërbime hotelerie dhe agroturizmi në mënyrë që të rriten të ardhurat për qytetarët e Laçit.

“Jam shumë i lumtur sa herë vij këtu se shoh çfarë po bëhet këtu. Do i japin kësaj zone jo vetëm pamje tjetër, jo vetëm mundësinë që mijëra fëmijë të shkojnë në shkolla ndryshe, por edhe një mundësi akoma më afatgjatë dhe e rëndësishme për ta parë perspektivën e të jetuarit këtë vend që do të jetë mundësia për ta kthyer këtë zonë që fluksin e turizmit fetar që e ka në fakt ngarkesë sepse në pamundësi për të ofruar shërbimi përveç kalimit të rrugës, të krijohet mundësia që të rrinë më gjatë, të ketë shërbime hotelerie e agroturizmi. Këto që duken të çuditshme sot, do të jenë realitet vit pas viti”, tha Rama.