Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për lejimin e ndërtimeve pa leje nuk janë të vërteta, pasi ka qenë vullneti i tij dhe i qeverisë për rënien e ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 9-viteve.
Rama tha se nuk ka asnjë biznesmen në Shqipëri që t’i kërkoj atij një qindarkë që i ka marrë për favorizime në ndërtim. m“Mua personalisht nuk ka biznesmen dhe ndërtues në Shqipëri që thotë se 1 qindarkë e punës së tij është në xhepat mi”, tha Rama.
Kryeministri fajin për ndërtimin e kateve pa leje ia faturoi sistemit të drejtësisë dhe atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që ai i cilësoi si llumi i drejtësisë.

“Nëse janë 26 kate dhe janë bërë 14 pa leje. Bëjnë 40 kate. Tani shtë natë dhe syri nuk sheh natën. Ditën numëroi dhe do shikosh që nuk janë 40 kate. Unë nuk jam as inspektori i ndërtimit as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot ne jemi 1 me 10 në raportin me ndërtimet pa leje është si pasojë e vullnetit, tim, e vullneti të kësaj qeverie dhe Bashkisë së Tiranë. Problematika e ndërtimeve pa leje burimin e ka në llumin e drejtësisë”, tha Rama