Ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila ka sponsorizuar rikthimin e Gianni de Biasit në krye të Kombëtares. Barazimi i kuqezinjve 1-1 me Islandën ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët, me trajnerin Edy Reja që është një hap pranë shkarkimit. Andi Lila, pas ndeshjes së kuqezinjve ka thënë se trajneri pritet të largohet dhe se De Biasi pret vetëm një “sms”. “Trajneri De Biasi po pret me telefon në dorë një sms për t’u rikthyer në krye të Kombëtares”, tha Lila.

Vendi i fundit në Ligën B të Nations League ka bërë që trajneri 76 vjeçar të jetë larg stolit kuqezi, me kontratën që skadon në nëntorin e këtij viti. Nëse Reja do jetë në stol edhe për miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite, kjo pritet të mësohet shpejt.