Rita Ora bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncert triumfues falas në Shqipëri.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare, përpara se të shkonte në Londër që fëmijë, por ajo konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj, shkruan DailyMail.

Të martën (6 shtator), Rita u ngjit në skenën e sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku performoi një spektakël falas me 14 këngë në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.

Rita dukej spektakolare me kostumin e saj të shëndritshëm me detajet e shqiponjës.

Glitzy: On Tuesday, Rita took to the stage in Skederbej Square in Tirana where she performed a 14-song free show in a moment that she described as ‘unforgettable’

Veshja e saj ishte një pjesë e krijuar enkas për të nga kolegu shqiptar dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Autorja e hitit “Lonely Together” tregoi lëvizjet e saj të kërcimit teksa kaloi nëpër skenë dhe performoi me një sërë kërcimtarësh mbështetës, ndërsa pas saj u ndezën fishekzjarrë.

Eye-catching: Rita looked every inch the popstar in a sparkling long-sleeved sheer black leotard, which was covered in glitzy sequin patterns

Performance: She showed off her sensational dance moves as she strutted across the stage and performed with an array of back-up dancers, while fireworks and flames lit up behind her

Rita e hapi performancën e saj me këngën e vitit 2019 “Ritual” përpara se të këndonte një përzgjedhje të hiteve të saj ndër vite, duke përfshirë “Your Song” dhe “Hot Right Now”, dhe të përfundonte tek “Lonely Together” dhe “Anywhere”.

Koncerti u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e kryeqytetit si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022.

Duke folur për koncertin – dhe më herët duke u vlerësuar me një çmim prestigjioz nga presidenti shqiptar, Rita tha se nuk do ta harrojë kurrë shfaqjen në vendin e prindërve të saj.

Gjatë udhëtimit të saj, Rita u nderua me urdhrin “Naim Frashëri’ nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Krijuesja e hitit “Body On Me” ka lidhje të veçantë me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj.