Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vizitojë nesër Shqipërinë. Kreu i qeverisë botërore të futbollit do të zhvillojë takime me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, por jo vetëm.

“Supersport.al” meson se Infantino ndër të tjera do të zhvillojë takime edhe me botën e politikës në vendin tonë. Specifikisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Kreu i FIFA-s do të inspektojë nga afër shtëpinë e futbollit në vendin tonë, stadiumin “Air Albania”, ku vitin e shkuar priti finalen e parë të Conference League.