Njoftimi për vdekjen e balerinit të famshëm Oleksandr Shapoval ka shkaktuar emocione në Ukrainë.

Ai u vra pranë Mayorsk, rajoni Donetsk më 12 shtator, siç raportoi Valentina Samchenko, zv/kryeredaktore e medias Ukraina Moloda.

Oleksandr Shapoval, i cili ishte balerin i Operës Kombëtare të Ukrainës, ishte që nga fillimi i luftës në vijën e frontit si vullnetar dhe shërbeu si granatahedhës.

Vdekja e tij u bë e ditur nga mediat vendase, duke e nderuar si hero kombëtar.