Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “pandemia ka mbaruar” në një intervistë të transmetuar të dielën, megjithëse ai pranoi se “ne kemi ende një problem me Covid”, pasi SHBA po vazhdon të përballet me infeksionin që ende po vret qindra në ditë.

Presidenti i tha CBS 60 Minutes: Ne kemi ende një problem me Covid. Ne jemi ende duke bërë shumë punë për të. Por pandemia ka marrë fund. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë.

Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fundi i pandemisë ishte “në dukje” , pasi zbuloi se vdekjet javore ishin në nivelin më të ulët që nga marsi 2020.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se koronavirusi ende përbënte një “urgjencë akute globale” dhe theksoi se gjatë tetë muajve të parë të 2022 më shumë se 1 milion njerëz vdiqën nga Covid-19.