Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp tashmë do të marrë sërish vëmendje. Thuhet se tani gjyqi i tyre do të shndërrohet në një film televiziv.

“Hot Take: The Depp/Heard Trial” thuhet se do të jetë titulli

Ylli i “Days of Our Lives”, Mark Hapka do të jetë pikërisht protagonisti kryesor i cili do të luajë Johnny Depp dhe aktorja e njohur, Megan Davis do të luajë Amber Heard.

Skenari është shkruar nga Guy Nicolucci dhe Sarah Lohman.
Më herët, motra e Amber Heard, Whitney Henriquez ka bërë një reagim pas paraqitjes së Johnny Depp në “VMAs Video Music Awards”
“Dhe ju e dini çfarë? Më duhej puna”, dëgjohej të thoshte ai në një pjesë të regjistruar.Mirëpo, Whitney ka reaguar ku ka postuar një “Instastory” në rrjetin social “Instagram”.

“Unë qëndroj me Amber Heard”, shkruan ajo.

“MTV je e neveritshme dhe qartazi e dëshpëruar! Shpresoj shumë që asnjë nga personat që e kanë bërë këtë thirrje të ketë vajza”, vijoi ajo.Motra e Amber Heard i ka thënë më herët shefes së saj se aktorja e njohur i kishte prerë gishtin aktorit Depp.
Heard i çau gishtin ish-bashkëshortit të saj pasi hodhi një shishe vodka drejt tij.
Në dokumentet e gjykatës theksohen të gjitha detajet.
Shefja e motrës së Heard dhe Jennifer Howell kanë rrëfyer ngjarjen, që më pas detajet janë shkruar në dokumentet e zbuluara.